Marrëveshja Tregtare BE-SHBA: Përparim drejt Ratifikimit

Von der Leyen komunikon me Trump: Përparim i kënaqshëm drejt ratifikimit të marrëveshjes tregtare BE-SHBA

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se ka patur përparim të kënaqshëm drejt ratifikimit të marrëveshjes tregtare mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara. Deklarata u bë pas një bisede telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump.

“Patëm një bisedë telefonike shumë të mirë me Presidentin Trump. Të dyja palët janë të angazhuara për zbatimin e marrëveshjes. Ka përparim të kënaqshëm drejt uljes së tarifave deri në fillim të korrikut”, deklaroi Von der Leyen.

Nga ana e tij, Trump bëri të ditur se i ka vendosur Bashkimit Evropian afat deri më 4 korrik për zbatimin e marrëveshjes tregtare të arritur me SHBA-në.

Marrëveshja tregtare mes dy palëve ishte finalizuar verën e kaluar në Turnberry, ndërsa në fund të marsit Parlamenti Evropian e miratoi atë me kushte. Megjithatë, procedurat e brendshme të BE-së kërkojnë ende negociata ndërmjet Parlamentit Evropian dhe Këshillit për ratifikimin përfundimtar të marrëveshjes para hyrjes së saj në fuqi.

Scroll to Top