Marrëveshje SHBA-Iran: Mundësi historike për diplomacinë

Aragchi: Ekziston një mundësi historike për të arritur një marrëveshje me SHBA-në

Irani do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Gjenevë me qëllim arritjen e një marrëveshjeje të drejtë dhe të barabartë sa më shpejt të jetë e mundur. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, përmes një postimi në llogarinë e tij në platformën “X”.

Deklarata e tij vjen në bazë të marrëveshjeve të arritura në raundin e mëparshëm të negociatave. “Ne kemi një mundësi historike për të përfunduar një marrëveshje unike që merr parasysh interesat e ndërsjella dhe siguron arritjen e qëllimeve të përbashkëta,” theksoi Araqchi.

Sipas tij, një marrëveshje është e mundur nëse diplomacia do të jetë prioritet. “Ne kemi vërtetuar se nuk do të ndalemi para asgjëje për të mbrojtur me guxim sovranitetin tonë. Ne demonstrojmë të njëjtin guxim në tryezën e negociatave, ku do të përpiqemi të zgjidhim çdo mosmarrëveshje në mënyrë paqësore,” shtoi ai.

Scroll to Top