Pre. Sht 21st, 2018

Mashtroi duke marrë para për një gjyq, arrestohet juristi i hipotekës së Korçës

Juristi i Hipotekës së Korçës është vënë në pranga pasi ka mashtruar disa persona nga Librazhdi. Burime ende jozyrtare, bëjnë të ditur për InfoPasqyra/tch se Elvis Gjata u kishte marrë një shumë parash për të ndërhyrë për një çështje gjyqësore penale këtyre personave.

Por ata e kanë denoncuar për mashtrim dhe pas hetimit, prokuroria lëshoi urdhrin e arrestit për Gjatën. Vendimi u ekzekutua nga policia e Korçës, teksa priten të tjera detaje nga organet policore.
Në përditësim…

InfoPasqyra/tch

Kategori