Mër. Dhj 19th, 2018

Mazhoranca refuzon Prokurorinë, kërkoi shtimin e personelit me mbi 200 persona

Komisioni i Ligjeve të Kuvendit dëgjoi kërkesat e institucioneve për të cilat është përgjegjës në lidhje me buxhetin e vitit të ardhshëm.

Përtej kënaqësisë së përgjithshme me fondet e caktuara nga Qeveria, spikati një kërkesë e Prokurorisë së Përgjithshme për shtesë të personelit prej 200 personash, gjë që u konsiderua një luks nga mazhoranca.

“Kemi kërkuar shtesë për 197 persona, Ministria e Financave na ka caktuar vetëm 50”, tha Luan Abazi, drejtor i Financës, Prokuroria e Përgjithshme.

“Kjo është sikur ta bësh institucionin nga e para, e frikshme. Kërkoni 100 sekretare, është luks”, tha Bashkim Fino.

“Prokurorët janë të ngarkuar duke bërë vetë fotokopje dhe transportojnë dosjet”, reagoi Abazi.

“Ne jemi 20 veta këtu në Komision me një sekretar”, tha Vasilika Hysi.

Institucioni me rritjen më të madhe në buxhet krahasuar me vitin e kaluar është Shkolla e Magjistraturës, por drejtori Sadushi kërkoi para shtesë edhe për një makinë. Kjo irritoi relatorin Fino, gjë që soli tërheqjen e kërkesës.

Gjykata Kushtetuese kërkoi 10 milionë lekë për rikonstruksionin e ambienteve ku punon, ndërsa KQZ-së iu dhanë 27 milionë lekë shtesë për rikonstruksionin e një magazine të bazës materiale në Lundër.

InfoPasqyra/tch

Kategori