Titulli: Reali synon fitoren për të mos lënë Barcelonën të shkëputet, Mbape: Mbroj pak, kjo mund të jetë problem
Kilian Mbape ka folur në një mënyrë më të hapur se zakonisht gjatë një konference për shtyp. “Jam lodhur nga intervistat. Gazetari është aty për t’ju bërë të thoni atë që nuk doni të thoni, dhe ju nuk doni të thoni atë që ai dëshiron. Është si një ndeshje boksi,” theksoi fillimisht sulmuesi i Realit.
Ai gjithashtu trajtoi një nga kritikat kryesore që e ka shoqëruar që nga ardhja e tij në Madrid. “Unë jam një lojtar që mbron pak, më pak se të tjerët, dhe ndonjëherë kjo mund të jetë problem. Është e vërtetë që e bëj më pak, por vërej se kur e bëj, ndikoj vërtet në ekip. Në Madrid, kur e bëj këtë, mund të thuash se të gjithë të tjerët e bëjnë gjithashtu. Më kritikojnë për këtë, dhe kjo nuk më shqetëson, sepse është kritikë konstruktive.”
Mbape rrëfeu përvojën e tij pas humbjes së penalltisë vendimtare ndaj Zvicrës në Euro 2021. “Doja të largohesha nga kombëtarja franceze. Kuptova se e kisha vendosur Francën shumë, shumë lart në prioritetet e mia, por sapo dështova, shumë njerëz filluan të më ofendonin. Dhe pyeta veten: a janë këta njerëz për të cilët luftoj në fushë?” Ai përshkroi pushimet e tij të mëvonshme si ato të “një të vdekuri që ecën”.
“Kam rënë nga shumë lart, sepse turneu im i parë me Francën ishte Kupa e Botës 2018, e fitova, isha një lloj heroi kombëtar, isha shumë i ri. Dhe në turneun tjetër, të gjithë e kanë vënë këtë në dukje. Është e vështirë, pasi njerëzit presin.” Ai shkoi te presidenti i Federatës Franceze dhe i tha troç se nuk donte më të luante për Francën. Përgjigja e tij e ndaloi.
“A mendon vërtet se do të të lë nga kjo zyrë?” – u përgjigj ai duke qeshur. “Unë nuk i harroj gjërat.”
Në Botërorin 2022, ai dhe Hakimi përjetuan një situatë të veçantë. “Ne luajtëm ‘Football Manager’ së bashku dhe telefononim njëri-tjetrin çdo ditë. Sa më larg shkonim, aq më shumë kuptonim se mund të përballeshim me njëri-tjetrin. Ai më tha ‘ne do të kalojmë’ dhe unë i thashë ‘edhe ne’. Por në gjysmëfinale nuk kishte më pasime. Ne vazhduam të flisnim, por me një heshtje të ndjeshme në ajër.”
Momenti më i lehtë erdhi me historinë e patentës së shoferit. Mbape donte ta merrte makinën në Paris, por procesi ishte shumë i komplikuar. Në Madrid ata gjetën një mënyrë për ta bërë atë në një lloj seance private. “Ai pagoi.” Mësuesi, për t’i bërë gjërat më keq, ishte tifoz i Atletikos, por mua ma dha patentën me mirësi,” përfundoi Mbape.
