Pre. Sht 21st, 2018

Mbappé duhet të ‘fluturojë’ lart, jo të vetëkënaqet

TIRANË, 9 korrik// Kupa e Botës në Rusi është tashmë turneu i mbërritjes së Mbappé. Gjysmëfinalja e Francës së tij kundër Belgjikës është një fazë e rëndësishme e Botërorit, por trajneri i “gjelave” Deschamps dëshiron ta nxisë: “Ai nuk duhet të ndihet i kënaqur, – thekson trajneri. – Kupa e Botës nuk ka përfunduar, ai duhet të fluturojë lart, më lart se shokët e tij. Unë nuk do ta lejoj që të ndihet i kënaqur”.

Ndërsa për një grindje që patën gjatë sfidës së Uruguajit, trajneri shton: “Unë i dua të mirën dhe ai e di”. /tgcom//r.e/

Botërori 2018 – Agjencia Telegrafike Shqiptare

Kategori