Punët e natës: Rama thërret urgjent mbledhje tjetër qeverie
Afera me tenderin e Tunelit të Llogarasë ka shkaktuar një tronditje tjetër në rrethin e pushtetit të Edi Ramës. Aktualisht, të gjithë bëjnë të njëjtën pyetje: Çfarë do të bëjë kryeministri me Belinda Ballukun? Normalisht, ajo do të duhej të shkarkohej dhe të përballej me drejtësinë si e pandehur. Megjithatë, duket se Edi Rama nuk mendon kështu, të paktën për momentin.
Lapsi.al mëson se në orën 23:00 të mbrëmjes së sotme, pritet të zhvillohet një mbledhje e Këshillit të Ministrave. Megjithatë, mbledhja nuk ka të bëjë me fatin e Ballukut, por me miratimin e buxhetit për vitin 2026. Kjo është mbledhja e dytë e zhvilluar sot për buxhetin, pas asaj të orës 17:00.
I pakënaqur me ministrat e tij dhe në një atmosferë të tensionuar, Rama kërkoi rregullimet përfundimtare të buxhetit, të cilat me sa duket nuk ishin finalizuar, duke thirrur kështu një mbledhje tjetër në mesnatë.
Siç mëson Lapsi.al, mbledhja lidhet me buxhetin dhe miratimin e tij, për t’i hapur rrugë paraqitjes së tij të mërkurën në Konferencën e Kryetarëve në Kuvend.
Për fatin e Belinda Ballukut, duket se periudha e ankthit do të zgjasë edhe pak, por sigurisht jo pafundësisht. Fillimi i fundit të saj politik duket se ka nisur.
©LAPSI.al
