Hën. Dhj 10th, 2018

“Mbreti” që shkon ushtar

Dan Bilzerian,milioneri që e rrethon veten me modele dhe që është quajtur “mbret” i Instagramit, u regjistrua për t’u bërë marins “SEAL” amerikan në vitin 2000, por nuk arriti të diplomohet. Tani do të jetë ushtar tjetërkund.  

Edhe pse të lindur në SHBA, ai dhe vëllai i tij u kthyen këtë gusht në Armeni, ku përveçse morën nënshtetësinë, u regjistruan edhe në ushtrinë vendase. Sipas ligjit armen, çdo nënshtetas mashkull duhet të regjistrohet në ushtri.

Po sa e ka pasurinë “mbreti” i Instagramit dhe si e ka bërë?

Thuhet që pasuria e tij vlen rreth 150 milionë dollarë. Një pjesë të mirë e ka fituar nga një fond investimesh por edhe nga pokeri, duke qenë se është lojtar profesionist që shpesh luan me miliarderë.

“Mbre”t i Instagramit vetëquhet pasi ka 24.5 milionë ndjekës. Fotot që nxjerr janë gjithnjë me modele të bukura ose me armë, duke treguar një jetë pa detyrime morale e financiare, gjë që duket se ka tërhequr shumicën e ndjekësve.

InfoPasqyra/tch

Kategori