Mar. Tet 23rd, 2018

“Mbyll dyert” memoriali i Skënderbeut, rikonstruktohet në pikun e sezonit

Vendvarrimi i Skënderbeut tregon shumë pak nga mistikja ende e pazbuluar dhe e ekspozuar. Aktualisht “my memorial” po i nënshtrohet një rikonstruksioni, duke mbyllur dyert në pikun e vizitave turistike. Një vendim ky që dëmton turizmin historiko-kulturor në Lezhë.

Disa turistë izraelitë, të cilët vazhdojnë t’ju jenë mirënjohës shqiptarëve, e vizitojnë Lezhën e memorialin një mendim pozitiv për vendin tonë.
Por vendvarrimi fsheh nën dyshemenë e tij fakte kokëfortë e misteriozë të lashtësisë dhe historisë së tij.

Një objekti misterioz që fshihet 2.43 m poshtë dyshemesë së katedrales mesjetare të Shën Nikollit dhe Përmendores së Vendvarrimit të Skënderbeut. Paulin Zefi, i pari që e rihap pas plot 40 vitesh, tregon mbi objektin misterioz.

Me dëshirën për të zbuluar të vërtetën rreth këtij bazamenti, Zefi thotë se asnjëherë nuk u mësua pse akademia vendosi për mbylljen e atij objekti, edhe pse ai nuk ishte e nuk është ende objekt studimi e vizite.

Aktualisht memoriali është i mbyllur për shkak të punimeve, përfundimi i të cilave përkon edhe me fundin e vitit jubile të Skënderbeut.

InfoPasqyra/tch

Kategori