Mër. Dhj 12th, 2018

Mbyllen aplikimet në universitete, s’ka numër të saktë maturantësh. Fituesit e parë, më 30 gusht

Afati i plotësimit të formularit A2 ka përfunduar ditën e shtunë më datë 4 gusht, në orën 8 të mbrëmjes, ndërsa ministria e Arsimit nuk ka ende të dhëna sesa është numri i aplikantëve që kanë plotësuar formularin e preferencave.

Ndërkohë sipas ministrisë së Arsimit shpallja e fituesve të parë do të bëhet më datë 30 gusht, kur do të nisin edhe regjistrimet për fazën e parë. Sipas rregullores së maturës edhe këtë vit matura do të ketë 7 faza me nga 48 orë secila, ndërsa në përfundim të çdo 48 orëshi do të ketë 1 ditë afat për tu ç’regjistruar dhe për të riaplikuar në degë të tjera sipas pikëve të secilit.

Sipas portalit U-Albania në vend numërohen 37 universitete, nga të cilat 12 publike dhe 25 private. Por, jo të gjitha universitet i kanë pranimet njësoj, disa zhvillojnë konkurse për pranimet e reja, siç është Akademia e Arteve apo Fakulteti i Sporteve.

Sipas udhëzimit të ministrisë së Arsimit, konkurset do të zhvillohen në datat 11-27 gusht.

InfoPasqyra/tch

Aktualitet – Top Channel

Kategori