Pre. Kor 20th, 2018

Mediat greke: Finalizohet marrëveshja për detin? Rama-Tsipras kokë më kokë në Londër

Rama-Tsipras

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, dhe homologu i tij grek Alexis Tsipras do të takohen ditën e martë, raporton gazeta fqinje Kathimerini.

Ky takim kokë më kokë bëhet në një moment që dy vendet pritet të finalizojnë marrëveshjet për disa çështje.

ra

Takimi mes dy lliderëve do të zhvillohet në Londër në kuadër të procesit të Berlinit, njoftojnë mediat greke.

Prej ditësh mediat helene raportojnë për një takim të mundshëm mes Ramës e Tsipras, sidomos pas lajmit që u dha se ishte arritur një marrëveshje për detin mes Bushatit dhe Kotzias.

 (e.f/InfoPasqyra/BW)