Pre. Tet 19th, 2018

MEKSIKO – Vazhdojnë bisedimet për traktatin e tregtisë së lirë mes SHBA dhe Meksikës

MEKSIKO, 9 gusht /ATSH-AFP/ – Negociatorët meksikanë për traktatin e tregtisë së lirë amerikano-veriore (Alena) do të vazhdojnë sot në Uashington diskutimet me homologët e tyre amerikanë me shpresën e përfundimit të bisedimeve deri në fund të muajit.

Ministri meksikan i Punëve të Jashtme, Luis Videgaray, ministri i Ekonomisë, Ildefonso Guajardo dhe pasardhësi i tij i ardhshëm, Jesus Seade janë takuar me negociatorët amerikanë për javën e tretë radhazi dhe u bë e ditur që dialogu do të vazhdojë edhe sot.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë dhe të mbulojmë të gjitha çështjet”, theksoi Guajardo pas takimi duke shtuar se negociatat do të përfshinin çështje më pak komplekse ose shumë komplekse.

Mbështetur nga SHBA-ja, klauzola e ashtuquajtur “muzg” që do të mundësojë për palët t’i japin fund çdo pesë vjet është një nga pengesat e këtyre negociatave.

Alena përfshin SHBA-në, Kanadanë dhe Meksikën, por marrëdhëniet ekonomike janë tendosur që prej ardhjes në pushtet të Donald Trump në janar 2017./
/ec/

Kategori