Mër. Dhj 19th, 2018

Melania Trump dhe Brigitte Macron, sfidë stilesh në Elize

Melania Trump dhe Brigitte Macron ecën krah për krah përsa i takon stilit në Paris, me të dyja që u shfaqën në formë të shkëlqyer në ceremonitë e zhvilluara në 100-vjetorin e Luftës së Parë Botërore.

Të dyja ato po shoqërojnë bashkëshortët në ceremoni, por ndërsa vëmendja e publikut fokusohet tek çfarë thonë Donald Trump dhe Emmanuel Macron, për zonjat e para sytë janë përqendruar tek ajo çka kanë veshur.

Të dyja zonjat, pavarësisht temperaturave të ulëta në kryeqytetin francez, zgjodhën kostume elegante dhe sigurisht taka të larta. I vetmi detaj që mund ta ndihmonte sadopak Melanian të ngrohej ishin dorashkat e zeza të lëkurës, të kombinuara me kostumin dhe këpucët e stilistit të saj të preferuar francez, Christian Louboutin.

Por, aspak prapa nuk mbetej as Brigitte Macron, me kostumin e saj blu të errët dhe me flokët të lëshuar e të krehur në perfeksion. E në këtë sfidë stilesh në Elize, mes dy zonjave të para, pakkush mund të thotë me siguri se kush fiton.

InfoPasqyra/tch

Kategori