Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka deklaruar se Italia po i afrohet njohjes së Shtetit të Palestinës, duke theksuar se ky hap do të bëhet më realitet nëse plani aktual për zgjidhjen e konfliktit zbatohet me sukses.
Meloni u shpreh gjatë një samiti për Gazën të mbajtur në Egjipt se, “E kam të qartë se, nëse plani zbatohet, njohja e Palestinës nga Italia me siguri do të jetë më afër”.
Ajo shtoi se qëllimi i saj kryesor është krijimi i një Shteti të Palestinës. Megjithatë, theksoi se njohja zyrtare do të bëhet vetëm pasi të jenë përmbushur kushtet e përcaktuara më parë nga Parlamenti italian. “Synoj të kem një Shtet të Palestinës dhe, për rrjedhojë, njohjen e Shtetit të Palestinës – kur të përmbushen kushtet që janë vendosur edhe nga Parlamenti, sigurisht”, tha ajo.