Memli Krasniqi jep dorëheqjen nga kryetar i PDK-së

Memli Krasniqi ka dhënë dorëheqjen nga pozita e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Burime të Syri Kosova bëjnë të ditur se Krasniqi e ka dorëzuar dorëheqjen e tij gjatë mbledhjes së sotme të Kryesisë së PDK-së.

Sipas këtyre burimeve, për pak minuta pritet që ai të dalë në një konferencë për media, ku do ta sqarojë vendimin e tij.

Krasniqi ishte zgjedhur në krye të PDK-së më 3 korrik të vitit 2021, me shumicë votash të delegatëve pjesëmarrës në Konventën zgjedhore të partisë — 469 vota pro dhe 7 kundër.

Ai ishte rikonfirmuar në këtë pozitë më 21 qershor 2025, gjatë Konventës së 11-të të përgjithshme të PDK-së.

Scroll to Top