Sht. Tet 20th, 2018

Merkatoja e futbollit, limitet e ndryshme diktojnë tregun

Në merkaton e futbollit europian po formalizohen këtë verë lëvizje të bujshme, të cilësuara të çmendura si ajo e Cristiano Ronaldos te Juventusi, ndërsa në tavolinat e menaxherëve po “gatuhen” të tjera pakte po të këtij niveli.

Por, një problem jo i vogël këtë sesion tregu janë limitet e ndryshme për kampionatet kryesore të kontinentit të vjetër, që e bëjnë muajin gusht të padëshifrueshëm.

Merkatoja e futbollit ka data të ndryshme mbylljeje mes Premier League, Serie A, La Liga dhe Bundesligës, e strategjitë për të shkëmbyer ose blerë lojtarë diktohen shumë nga kjo risi e sivjetshme.

Në Angli po zhvillohet një garë kundër kohës, pasi lojtarë të kalibrit të Pogbasë kanë mundësi të ndryshojnë fanellat deri të enjten në orën 18:00. Dy ditë janë pak, jo vetëm për një operacion që vlen 150 milionë euro, por edhe për huazime të ndryshme, apo manovra që përfshijnë portierë si Courtois.

Gjithsesi, ky i fundit ka më tepër kohë për të bindur Chelsean që të largohet drejt Realit, pasi në La Liga merkatoja mbyllet më 31 gusht.

Për sa u përket ekipeve italiane, ato kanë 10 ditë kohë për të blerë apo huazuar lojtarë të rinj, por nëse do të duhet të shesin drejt Premier League, koha e tyre është drejt mbarimit. Të paktën 3 javë të tjera zgjat merkatoja edhe në futbollin francez dhe atë gjerman, por edhe në La Liga apo në Bundesliga fati është pashmangshmërisht i lidhur me vendet e tjera europiane, që do të kenë edhe efekt ekonomik në kontratat e klubeve apo përqindjet e ndërmjetësimit të kompanive dhe agjentëve.

InfoPasqyra/tch

Sport – Top Channel

Kategori