Marrëdhëniet Transatlantike të Tensionuara/ Konferenca e Sigurisë në Mynih, Merz takohet me Rubion dhe Ministrin e Jashtëm Kinez
Konferenca e Sigurisë në Mynih do të mbahet këtë të martë. Kancelari gjerman Friedrich Merz do të ketë takime me Sekretarin e Shtetit të SHBA, Marco Rubio, Ministrin e Jashtëm kinez, Wang Yi, si edhe me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Forumi vjetor i Sigurisë pritet të çelet nga Kancelari gjerman. Ky takim zhvillohet në një periudhë kur marrëdhëniet transatlantike janë të tensionuara.
