Mesi, rekord i ri por kritika të forta nga FIFA

VIDEO/ Mesi arrin një rekord të ri me tre gola, por kritikat në rrjet janë të shumta: Një turp nga FIFA! Duhej të ishte ndëshkuar me karton të kuq

Lionel Mesi ishte protagonist absolut i Argjentinës në fitoren 3-0 kundër Algjerisë, duke vendosur rekorde të njëpasnjëshme dhe duke u bashkuar me Klose si golashënuesi më i mirë në histori të Botërorëve. Megjithatë, situata mund të kishte qenë ndryshe nëse gjyqtarët nuk do t’i kishin falur një karton të kuq.

Në pjesën e parë të ndeshjes, gjatë një duele për topin, Mesi shkeli në mënyrë të dukshme dhe me një ndërhyrje të gabuar mbrojtësin algjerian Mendi, duke e goditur nga mbrapa. Sipas normave, për një faull të tillë duhej të kishte ndërhyrë sistemi VAR dhe të ishte dhënë karton i kuq.

Por duket se rregullat janë të ndryshme kur bëhet fjalë për Mesin. Ai jo vetëm që nuk u ndëshkua me karton të kuq, por nuk mori asnjë karton të verdhë, duke bërë që gjyqtari ta cilësojë si një faull të zakonshëm loje.

Pamjet e situatës kanë bërë xhiron e rrjetit, me tifozët që e kanë cilësuar si të turpshëm vendimin e gjyqtarëve dhe trajtimin e veçantë që i bëhet yllit argjentinas nga FIFA. (PANORAMASPORT.AL)

Scroll to Top