Lionel Mesi shënon golin e 901 në karrierë me një goditje dënimi magjike.
Ylli argjentinas, Lionel Mesi, ka shënuar golin e tij të 901 në karrierë gjatë ndeshjes kundër Nju Jork Siti, e vlefshme për raundin e 5-të në MLS. Në minutën e 61-të të takimit, Mesi arriti të tundte rrjetën me një goditje dënimi precize nga rreth 25 metra largësi, duke treguar aftësitë e tij të jashtëzakonshme me këmbën e majtë.
“Pleshti” demonstron se forma e tij sportive mbetet e lartë, edhe pse i afrohet Kupës së Botës, e cila do të zhvillohet në Kanada, Shtetet e Bashkuara dhe Meksikë. Pavarësisht moshës 38-vjeçare, Mesi vijon të jetë një lojtar frymëzues në fushën e lojës.
