Mesi drejt kthimit në Europë për t’u përgatitur për Botërorin? Një emër i madh është gati për argjentinasin
Lionel Mesi dëshiron që Botërori i tij i fundit me Argjentinën të jetë i paharrueshëm, duke synuar të sigurojë një trofe tjetër. Megjithatë, një pengesë në planin e tij është fakti se kampionati i MLS pushon nga dhjetori deri në mars. Për këtë arsye, ylli i Inter Majemit po konsideron mundësinë që gjatë kësaj periudhe pushimi, të mos qëndrojë inaktiv, por të huazohet te një ekip europian, gjë që është bërë edhe nga lojtarë të tjerë më parë, si për shembull David Beckham.
Gazeta turke “Fotomac” raporton se gjigantët e Gallatasarajt kanë shprehur një interes të madh për të siguruar argjentinasin për disa muaj gjatë këtij sezoni, ndoshta deri në fund të edicionit. Turqit janë gati të mbulojnë shpenzimet e yllit argjentinas, përfshirë rrogën, duke i ofruar mundësinë që të luajë sërish në nivele të larta në Europë, si pjesë e një plani të qartë përgatitor për Botërorin. Mbetet për t’u parë se si do të realizohet kjo marrëveshje, por duket si një zgjidhje që do të ishte me interes për të dyja palët.
