Hën. Dhj 17th, 2018

Messi bën diferencën, Barça triumfon bindshëm në derbin e Katalunjës

Lionel Messi një “snajper” me saktësi maksimale. “ylli” argjentinas realizoi 2 herë nga goditjet e dënimit në fitoren 1-4 të Barcelonës në derbin e Katalunjës me Espanyolin, duke u shndërruar në makth për portierin Diego Lopez.

31-vjeçari hapi dhe mbylli serinë e golave për “blaugranat”, ndërsa mes finalizimeve të tij e dërguan topin në rrjetë Dembele e Luiz Suarez, para se Oscar Duarte të shënonte golin e nderit për Espanyolin, që u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje milimetrik.

Më këtë dygolësh Messi shkon në kuotën e 11 finalizimeve në total, aq sa ka dhe Stuani i Gironas, por Messi është në krye pasi ka dhënë më shumë asiste.

Barcelona kryeson La Ligan me 31 pikë, duke përfituar nga barazimi 1-1 i Valencias me Sevillan, me ekipin andaluzian që mbetet 3 pikë pas. Në takimin tjetër të kampionatit spanjoll, Celta Vigo triumfoi 2-3 në fushën e Villarealit.

InfoPasqyra/tch

Kategori