Pre. Dhj 14th, 2018

Meta dekreton gjeneral brigade Nazmi Cahanin me gradën “gjeneralmajor”

TIRANË, 10 tetor /ATSH- I. Vata/ – Presidenti Ilir Meta dekretoi sot dhënien e gradës “Gjeneral Major” për Gjeneral Brigade Nazmi Cahani.

Nazmi Cahani aktualisht është me detyrë Komandant i Komandës së Forcës Tokësore.

Gjeneral Cahani ka kryer një sërë kualifikimesh, ka ndjekur, Akademinë  e Forcave Tokësore (Dega Artileri Tokësore), kursin e Avancuar të Oficerit të Shtabit, Akademia e Mbrojtjes, kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Bashkuar UK, kursin për Menaxhimin e Burimeve të Mbrojtjes, NPS Monterey, CA, USA, kolegjin e   luftës  së Forcave Tokësore Amerikane, PA, USA si dhe  kursin i Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen, AFA, Tiranë.

Ndërsa pjesë e eksperiencës së tij janë edhe detyrat ushtarake si : Shef i Kabinetit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, FA Komanda e Forcës së Bashkuar, Zëvendëspërfaqësues ushtarak në Përfaqësinë Ushtarake Shqiptare në NATO, HQ ,  (Planifikim), Shtabi i Përgjithshëm i FA, Drejtor i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Komandant i Forcës Tokësore./a.g/

Kategori