Hën. Tet 22nd, 2018

Meta në Bjeshkët e Rugovës: Uroj që Kosova të përfitojë liberalizimin e vizave

Presidenti Meta vizitoi ditën e sotme Bjeshkët e Rugovës, ndërsa ishte edhe në Pejë, ku u prit nga kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri.

Së bashku me kampionin e peshëngritjes, Erkand Qerimaj, Meta e nisi ditën në Bjeshkët e Rugovës duke përshkuar me ecje për rreth dy orë.

Me rastin e kësaj vizite, Bashkësia Territoriale Rugovë dhe Këshilli Organizativ “Rugova 2018” i dha Presidentit të Republikës me anë të kryetarit të saj, zotit Vesel Nikçi, titullin “Mirënjohje” me motivacionin “Për kujdesin dhe angazhimin e vazhdueshëm në afirmimin e vlerave të trashëgimisë kulturore të etnorajonit Rugovë”.

Presidenti pati edhe një urim: “Uroj që Kosova shumë shpejt do të përfitojë liberalizimin e vizave dhe në këtë mënyrë, të vazhdojë rrugëtimin drejt përparimit, në interes të të gjithë qytetarëve të saj, në mënyrë të veçantë në interes të të rinjve, të cilët duhet ta shohin të ardhmen e tyre në këto troje, në këto alpe. Sepse ne e dimë shumë mirë që as Austria, dhe as Zvicra nuk i kanë alpet më të bukura se ne!.

Por ne duhet të punojmë më shumë që të rinjtë tanë të punojnë këtu dhe këtë bukuri, që natyra u ka dhënë këtyre trojeve, me punën e edukimin e tyre, ta kthejnë në mirëqenie për të gjithë! Urime dhe suksese!”

InfoPasqyra/tch

Vendi – Top Channel

Kategori