Meta: Rekursi për masë sigurie, seanca shtyhet

Gjykata e Lartë ka vendosur shtyrjen e seancës për shqyrtimin e rekursit të parashtruar nga Ilir Meta. Rekursi synon zëvendësimin e masës së sigurisë. Seanca, e cila ishte planifikuar të zhvillohej në dhomë këshillimi ditën e enjte në orën 10:00, është shtyrë për datën 16 tetor.

Arsyet kryesore të shtyrjes lidhen me mbledhjen e gjyqtarëve në kuadër të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), duke sjellë kështu nevojën për riplanifikimin e seancës për javën e ardhshme.

Leave a Comment

Scroll to Top