Die. Dhj 16th, 2018

Meta takon Fleckenstein: Reformat çojnë Shqipërinë në BE

TIRANË, 9 nëntor . – Kreu i Shtetit Ilir Meta tha se Shqipëria do të anëtarësohet në Bashkimin Europian duke realizuar reforma në fushën e sundimit të ligjit.

Këtë deklarate presidenti i Republikës e bëri gjatë një takimi që zhvilloi me eurodeputetin Knut Fleckenstein.

Në njoftimin për shtyp, Presidenti i Republikës shkruan se pati kënaqësinë të takohej me eurodeputetin, Knut Fleckenstein. “Vetëm reformat e vërteta në fushën e sundimit të ligjit do të çojnë drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian”, tha ai. /o.l/j.p/

Kategori