Mër. Dhj 19th, 2018

“Milan”, rekord arkëtimesh për ndeshjen kundër “Juventusit”

TIRANË, 10 nëntor. Ndeshja e madhe e javës së dymbëdhjetë të Serie A, ajo mes “Milanit” dhe “Juventusit” do të sigurojë për arkën e kuqezinjve të paktën 4.900.000 euro nga shitja e biletave. Momentalisht janë më shumë se 70 mijë bileta të shitura, për një total prej 4.9 milionë euro. Kjo vjen si rezultat i tri fitoreve të njëpasnjëshme që ka arritur “Milani” në kampionat. Por çmimet e biletave për të ndjekur këtë kryendeshje janë aq të larta, sa edhe shumë grupe të organizuara të tifozëve bardhezi janë ankuar, pasi u duhet që për të zënë një vend në unazën e tretë u kushton 75 euro.

Shuma e përfituar nga shitja e biletave që “Milani” do të arkëtojë nga kjo ndeshje, pritet që t’i tejkalojë 5 milionë euro, por kjo do të jetë një shumë “inferiore” në krahasim me atë të mbledhur nga kushërinjtë zikaltër që pritën “Barcelonën” të martën e kaluar në Ligën e Kampionëve (5.9 milionë euro).

DISA TË DHËNA STATISTIKORE PËR SFIDËN “MILAN”-“JUVE”

– 4.9 milionë euro arkëtime të pritshme (një rekord për një ndeshje të “Milanit”);

– 200 vende në të gjithë botën do të ndjekin ndeshjen drejtpërdrejt;

– 20 kamera do të përdoren për prodhimin e transmetimit 4K;

– 274 medie janë të akredituara për të pasqyruar ndeshjen;

– 53 fotografë;

– 5696 janë ndeshjet e luajtura në Serinë A nga “Milani” dhe “Juventusi”;

– 166 është numri i përballjeve midis këtyre dy ekipeve, që ndahet si më poshtë: 49 fitore të “Milanit”, 63 të “Juventusit” dhe 54 barazime;

– 2,69 gola për ndeshje janë shënuar mesatarisht në përballjet e deritanishme;

– 84 është numri i sfidave në Serie A që këto dy ekipe kanë luajtur në “San Siro”;

– 28 janë sukseset e “rosonerëve” në ndeshjet në shtëpi;

– 100 ndeshje në La Liga që Gonzalo Higuain dhe Cristiano Ronaldo luajtën së bashku te “Real Madrid”;

– 95 milionë ndjekës direkt të sfidës “Milan”-“Juventus”, Super Bowl-i i futbollit në rrjetet sociale në Itali;

– 400 postime të plota janë botuar këtë javë paraprakisht në të gjitha rrjetet sociale të “Milanit”;

– 473 milionë ndjekës të përgjithshëm të ndeshjes “Milan”-“Juventus” duke përfshirë llogaritë e lojtarëve. /tgcom/r.e/

Kategori