Majk Menja dhe Rafael Leao, protagonistët te Milani, komentojnë fitoren kundër Romës: “Kemi objektiva të mëdhenj”
Majk Menja ishte në qendër të vëmendjes në fitoren e Milanit kundër Romës, duke pritur penalltinë e Dibala-s në momentet kyçe të ndeshjes. Portieri francez, në një intervistë për “Dazn”, u shpreh: “Këto janë tre pikë shumë të rëndësishme. Që nga fillimi i sezonit po luftojmë çdo sekondë dhe, duke luajtur si ekip, mund të arrijmë vetëm rezultate pozitive.”
Menja, me maturinë e tij karakteristike, shmangu komentet e mëdha: “Është shumë herët për të folur për ëndrra, jemi në nëntor. Duhet të vazhdojmë ndeshje pas ndeshjeje, me mendje të kthjellët. Kemi objektiva të mëdhenj, por duhet t’i arrijmë me qetësi.”
Lidhur me momentin e penalltisë, ai shtoi: “Kisha besim te vetja dhe shokët kishin besim te unë. Jam i lumtur që ndihmova skuadrën.”
Në të njëjtën linjë u shpreh edhe Rafael Leao: “Unë punoj për skuadrën, jo për veten. Ndeshje të tilla janë shumë të vështira. Nuk u dorëzuam kurrë dhe fitorja është e merituar. Rëndësi kanë pikët dhe fryma e grupit.”
