Milani detyrohet të paguajë një gjobë të konsiderueshme pas “strategjisë” së pazakontë të Alegrit.
Milani vazhdon të përballet me gjoba të rënda për shkak të taktikave të zgjedhura nga Masimiliano Alegri në ndeshjet kyçe, apo në ato situative ku rezultatet nuk janë sipas pritshmërive të trajnerit kuqezi.
Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Italiane ka vendosur sërish të gjobisë Milanin, këtë herë me 25 mijë euro, për shkak të vendimit të Alegrit për të futur ekipin në fushë me vonesë. Sipas raportit zyrtar, Alegri ka vonuar daljen e ekipit në fushë për dy minuta para fillimit të ndeshjes dhe për tre minuta para fillimit të pjesës së dytë.
Kjo është një qasje “psikologjike” që Alegri ka aplikuar prej kohësh në momente kritike të sezonit, por ajo po rezulton e kushtueshme, duke sjellë gjoba të konsiderueshme.
Deri më tani, për shkak të këtyre penaliteteve financiare, Milani është detyruar të paguajë plot 132 mijë euro gjatë këtij sezoni, të gjitha si pasojë e vonesave të shkaktuara nga Alegri, i cili nuk lejon që ekipi të dalë në fushë në kohën e duhur.
