Mar. Kor 17th, 2018

Milani në mes të katër rrugëve, manjati rus pritet të shpëtojë “djallin”

800x-1

Situatë në shtëpinë e Milanit është më e paqartë se kurrë, pasi presidenti kinez Yonhong Lee nuk e shleu fondin amerikan Elliot dhe kjo e fundit pritet të marrë drejtimin e “djallit”.

Si rrjedhojë klubi shumë shpejt pritet të dalë në shitje dhe sipas mediave italiane për të blerë aksionet e klubit kuqezi është i interesuar edhe një manjat rus, bëhet fjalë për Dimitrij Rybolovlev, një emër i njohur në botën e futbollit.

Biznesmeni i fuqishëm rus ka në pronësi klubin e Monacos në Francë dhe siç raporton Sky Sport është i gatshëm të blejë një pjesë të aksioneve të Milanit. Rybolovlev arriti ta merrte Monacon në një situatë shumë kritike dhe në vetëm pak kohë e ngriti klubin nga Principata në majat e futbollit francez dhe atij europian.

(InfoPasqyra/BW)