Milani Rrezikon Champions: Tare e Allegri Pranojnë Problemet

Milani po përjeton një periudhë të vështirë, teksa pas humbjes së radhës në kampionat, skuadra rrezikon të humbasë vendin në zonën Champions, duke qenë tani me pikë të barabarta me Romën. Pas disfatës kundër Atalantës, trajneri Massimiliano Allegri dhe drejtori sportiv, Igli Tare, dolën në konferencë për shtyp.

“E kam analizuar ndeshjen me trajnerin pas minutës së 90-të. Duhet të mbetemi të përqendruar te dy ndeshjet e fundit. Reagimi në dhomën e zhveshjes ishte i duhuri, tani duhet të kalojmë nga fjalët në veprime. Ndoshta do të shkojmë në ritirata (tërheqje) disa ditë para ndeshjes me Xhenoan,” tha Tare, duke pranuar problemet e Milanit dhe duke iu drejtuar tifozëve:

“Mungonte tensioni i duhur. Duhet të marrim përgjegjësitë tona. Tifozët meritojnë një ekip tjetër.”

I pyetur lidhur me mundësinë e një shkarkimi në fund të sezonit, Tare u shpreh:

“A jam nën diskutim? Nuk kam marrë asnjë sinjal nga klubi, po përqendrohem te puna ime. Nëse arrijmë objektivin tonë, do të kemi bërë një punë të shkëlqyer. Pjesa tjetër, pra spekulimet, janë pjesë e punës sonë.”

Më pas, Allegri deklaroi:

“A është Liga e Kampionëve në rrezik? Gjithmonë kam thënë se nuk ishte një bast i sigurt…”

Scroll to Top