Minatorët e Spaçit akuzojnë policinë për dhunë

Minatorët e Spaçit, të cilët prej datës 8 tetor protestojnë për njohjen e sindikatës dhe nënshkrimin e kontratës kolektive, akuzojnë policinë e Mirditës për dhunë. Sipas tyre, policia ka ndërhyrë forcërisht dhe pa shkak gjatë protestës, duke shkaktuar edhe fraktura në disa prej protestuesve.

Pas përplasjes, policia ka njoftuar se po ndjek penalisht nëntë minatorë për veprat penale të pengimit të qarkullimit dhe kundërshtimit të punonjësve të policisë. Gjithashtu, është referuar për ndjekje penale edhe një përfaqësues i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, e cila mbështet protestën.

Minatorët shprehen se janë mbajtur të izoluar për 6 orë në komisariatin e Mirditës dhe kërkojnë që shteti të veprojë në mënyrë demokratike, duke iu garantuar të drejtat e tyre.

Kompania “TETE Albania”, që menaxhon minierën, deklaron se është pro dialogut, por akuzon Konfederatën se po pengon punën dhe nuk ka paraqitur dokumentacionin e plotë ligjor.

Leave a Comment

Scroll to Top