Minatorët e Spaçit në protestë më 27 Nëntor

Minatorët e Spaçit në protestë më 27 nëntor

Minatorët e Spaçit kanë njoftuar se më 27 nëntor, në orën 12:00, do të zhvillojnë një protestë dhe tubim të madh në sheshin pranë hyrjes së “Rrugës së Mundimeve”, në dalje të autostradës së Kombit.

Ata theksojnë se janë “më të vendosur se kurrë” për të vijuar protestën dhe grevën, pas, sipas tyre, qëndrimit mospërfillës dhe antiligjor të kompanisë koncesionare, si dhe indiferencës së Ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit.

Komisioni i Grevës bën thirrje:

  • Komunitetit mirditor
  • Autoriteteve publike, politike, të pushtetit vendor dhe qëndror
  • Medias
  • Intelektualëve mirditorë
  • Deputetëve të zonës pa dallime politike

të bashkohen protestës për t’u dëgjuar nga pushteti, të cilin e cilësojnë të zënë nga propaganda, shpifja dhe mashtrimi i punëdhënësit, kompania turke “Tete Albania Tunnel & Minning” Sh.a.

Minatorët e Spaçit, të mbështetur nga Sindikata e tyre, janë të gatshëm të paguajnë çdo çmim për kauzën e tyre, dinjitetin, nderin dhe respektin e familjeve të tyre, si dhe për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Thirrja përfundimtare është: “Të gjithë së bashku pa dallime politike, fetare, etnike e krahinore me Minatorët dhe për Minatorët!”

Scroll to Top