Die. Sht 23rd, 2018

Ministri Bushati: Shqipëria nuk është gati të bashkohet me BE-në nesër

LONDËR- Ministri Për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati deklaroi se Shqipëria nuk është gati të bashkohet me BE-në duke nisur nga nesër. Gjatë një takimi me ministrat e jashtëm të vendeve të Procesit Berlinit.

Ministri Bushati vuri në dukje se, forcimi i bashkëpunimit mes vendeve të rajonit dhe BE-së për çështjet e sigurisë, si në aspektin strategjik, ashtu edhe në atë operacional, është kusht thelbësor për forcimin e sigurisë rajonale dhe adresimin me sukses të sfidave të përbashkëta në këtë drejtim.

Vendet tona, vuri në dukje ai, përgjatë viteve të fundit kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm drejt vendosjes së paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit të ngushtë rajonal, arritje këto që janë bërë të mundura edhe falë perspektivës së përbashkët europiane.
(InfoPasqyra/BW)

Kategori