Mirlind Daku, Rubin Kazani kualifikohet në Kupën e Rusisë

VIDEO/ Mirlind Daku ndez rrjetën me formulën e çuditshme të Kupës, klubi i tij kalon në turin tjetër

Rubin Kazani, skuadra ku luan futbollisti shqiptar Mirlind Daku, ka siguruar kualifikimin në fazën e ardhshme të Kupës së Rusisë, falë një formuleje të pazakontë të këtij turneu. Skuadra ruse do të vazhdojë garën në play-off rajonal.

Mënyra sesi Rubin Kazani u kualifikua nga faza në grupe ishte e veçantë. Skuadra kishte nevojë për një barazim dhe më pas një fitore me penallti pas përfundimit të 90 minutave të lojës për të siguruar avancimin.

Ndeshja vendimtare për vendin e tretë në grup, e cila ofronte kualifikimin në play-off rajonal, u zhvillua kundër skuadrës së Akhmat Groznyt. Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 3-3, ndërsa goli i tretë për skuadrën vendas u shënua nga Shabanhaxhaj. Të dyja skuadrat ndanë nga një pikë, por dueli nuk mori fund aty. Filloi lufta për pikën shtesë, e cila i jepet ekipit fitues të penalltive.

Në ekzekutimin e penalltive, Rubin Kazani tregoi më shumë saktësi, duke triumfuar me rezultatin 4-3. Mes realizatorëve të penalltive ishin edhe Mirlind Daku dhe Hoxha.

Kështu, Rubin Kazani siguroi vendin e tretë në grup dhe vazhdoi garën në Kupë, duke përfituar nga kjo pikë shtesë. Në rast se kjo pikë do t’i ishte dhënë skuadrës kundërshtare, Rubin Kazani do të kishte përfunduar garën.

Scroll to Top