Pre. Dhj 14th, 2018

Mjekët “tradhtojnë” pacientët; Trafikojnë të dhënat nga spitalet publike tek ato private

Mjekët shqiptarë nuk ruajnë privatësinë e pacientëve. Duke trafikuar pacientë nga klinikat publike drejt atyre private ata shpërndajnë të dhëna personale që lidhen me diagnozën si dhe numrin e telefonit.

Mund t’ju ketë ndodhur që pasi keni bërë një vizitë mjekësore në sistemin publik t’ju kenë telefonuar nga ndonjë klinikë private me të cilën ju nuk keni kontaktuar herë tjetër dhe çuditërisht ata kanë siguruar jo vetëm numrin tuaj të telefonit, por dhe për çfarë shkoni ju më shpesh tek mjeku.

Ne këtë mënyrë ju ofrojnë të shkoni në atë klinikë ku mund të përfitoni edhe ndonjë ekzaminim falas. E kjo, është shkelje e hapur e privatësisë apo mos ruajtjes së të dhënave personale, e cila është një e drejtë themelore e pacientit.

Komisioneri i Ruajtjes së të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, raporton për shumë raste nga institucionet publike dhe ato private.

“Kemi zhvilluar në dy vitet e fundit 300 hetime administrative, 40 prej të cilave janë të përqendruara në sektorin e shëndetësisë. Ka pasur shkelje të karakterit: Dosje shëndetësore të pacientit, të dhënat që gjendet në institucionin publik gjendjen papritur në një spital privat”, shprehet ai.

Por qytetarët shqiptarë nuk kanë shumë informacion për ruajtjen e të dhënave të tyre personale pasi rastet janë të pakta.

“Na vijnë nga të gjitha llojet e ankesave, që nga mos ruajtja e të dhënave personale deri tek filmimet dhe keqpërdorimi i tyre”, thotë Besnik Dervishi.

Me institucionet shëndetësore private dhe jo vetëm në kompjuterin ku ruajnë dosjet e pacienteve kanë akses disa persona dhe kjo konsiderohet shkelje ku shumë klinika shëndetësore private dhe publike janë ndëshkuar me gjobë.

Pikërisht për këtë zyra e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në bashkëpunim me OSBE organizuan një takim mbi rregullat e mbrojtjes së të dhënave në sistemin shëndetësor.

InfoPasqyra/tch

Kategori