Mër. Jan 23rd, 2019

Moderatorja e njohur nënë e dy fëmijëve për 1 vit e gjysmë: Më ka ndryshuar jeta!

Iva Mera ishte e ftuara e Bieta Sulos pasditen e sotme në “Ftesë në 5” në InfoPasqyra/tch.

Moderatorja e njohur tregoi të rejat nga jeta e saj personale dhe profesionale, duke u ndalur më tepër tek eksperienca e mëmësisë.

Kujtojmë se vajza e humoristit të njohur Behar Mera, u bë nëna e dy djemve brenda një viti e gjysmë dhe kjo padyshim solli ndryshime në jetën e saj.

Iva pranoi se në këtë fazë të jetës nuk mund të ecë me ritmet e dikurshme, pasi përgjegjësia e të qenurit nënë nuk e lejon të rrijë shumë orë larg fëmijëve.

InfoPasqyra/tch

Kategori