Hën. Gus 20th, 2018

Modriç te Interi? Marca i “hedh benzinë zjarrit”

Telenovela Luka Modriç vijon të mbajë në ankth tifozëritë e Interit dhe Realit të Madridit, në këto ditë të nxehta vere.

Kroati ka kërkuar largimin te Interi, pavarësisht këmbënguljes së Florentino Perezit, për ta mbajtur akoma në kryeqytetin spanjoll, nënkampionin e saposhpallur të botës.

Për t’i hedhur akoma më shumë benzinë zjarrit, duket se ka qenë e përditshmja spanjolle “Marca”, që në një analizë të ditës së sotme, ka konstatuar se Modriç nuk bën pjesë në formacionin e Lopeteguit.

Sipas medias spanjolle, Lopetegui do të luajë me skemën 4-3-3 dhe në mesin e fushës shikon si të pazëvendësueshëm treshen Casemiro-Kros-Isco, me Modriç që mbetet alternativa e parë.

Gjithsesi madrilenët do të këmbëngulin të mbajnë Modriçin në skuadër për dy arsye. E para sepse aktualisht nuk kanë asnjë mesfushor tjetër, i aftë të luajë në nivele të larta dhe e dyta, sepse kroati mund të zëvendësojë çdonjërin prej titullarëve, pasi di të bëjë çdo rol në mesin e fushës.

Duhet theksuar se nesër do të jetë një ditë e rëndësishme për të ardhmen e kroatit, pasi Lopetegui do të publikojë listën e lojtarëve që do të marrë në Talin, për të luajtur Superkupën Europiane.

InfoPasqyra/tch

Kategori