Ish-presidenti Alfred Moisiu lë QSUT
Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, ka lënë Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” pasi gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar.
Ky lajm është bërë publik nga vetë QSUT, e cila përmes një njoftimi zyrtar falënderon ish-kreun e shtetit për besimin e treguar ndaj stafit mjekësor.
“Faleminderit President Moisiu për besimin e treguar ndaj mjekëve të QSUT. Ju urojmë shëndet të plotë dhe jetë të gjatë!”, thuhet në reagimin e qendrës spitalore.
Alfred Moisiu ishte shtruar në QSUT për shkak të problemeve shëndetësore. Aktualisht, ai ndodhet në gjendje të mirë dhe ka lënë ambientet e spitalit.
