Nën masën e sigurimit personal “detyrim paraqitje”, Monika Kryemadhi është paraqitur sot në SPAK.
Monika Kryemadhi ka shkuar këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për të përmbushur masën e sigurimit personal të caktuar, “detyrim paraqitje”.
Pas një qëndrimi të shkurtër, ajo është larguar nga ambientet e Prokurorisë, ndërsa ka përshëndetur gazetarët me fjalët: “Mirupafshim, po nuk u pamë, vitin tjetër…”.
