Mar. Tet 16th, 2018

Moses-Ones të rejave: Merrni në dorë të ardhmen tuaj

TIRANË, 11 tetor. “Merrni në dorë të ardhmen tuaj”. Ky ishte mesazhi që përcolli sot e Ngarkuara me Punë e Ambasadës amerikane në Tiranë, Leyla Moses-Ones, e cila në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Vajzave bisedoi me vajza të reja nga Këshilli Rinor Shqiptar dhe ish-pjesëmarrëse të programit YES, në Këndin Amerikan në Tiranë.

Po ashtu, të reja nga Këndet Amerikane në Kukës dhe Vlorë iu bashkuan diskutimit nëpërmjet “Skype”.

Në një ditë që feston vajzat kudo që ndodhen, e Ngarkuara me Punë Moses-Ones ndau historinë dhe këshillat e saj me studentet, ndërsa i nxiti ajo të marrin në dorë të ardhmen e tyre. /m.m/r.e/

Kategori