Tre persona të shoqëruar pasi lundronin me kanoe në lumin Osum gjatë motit të keq
Situata e krijuar nga moti i keq vijon të jetë problematike në disa rajone të vendit. Policia e Shtetit i bën thirrje për kujdes të gjithë qytetarëve.
Në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat janë shoqëruar tre persona, të cilët kanë rrezikuar jetën duke u futur në lumin Osum me kanoe gjatë kushteve atmosferike të vështira.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar shërbimet policore që të ndalojnë menjëherë shtetasit të cilët, në këto kushte ekstreme kur lumenjtë kanë prurje të mëdha, ushtrojnë aktivitete si rafting. Gjithashtu, është urdhëruar edhe sekuestrimi i mjeteve të lundrimit.
