Moti i keq në Rinas: Vonesa dhe anulime fluturimesh

Fluturime të anuluara dhe vonesa: Moti i keq ndikon në Aeroportin e Rinasit

Aeroporti “Nënë Tereza” ka njoftuar se për shkak të kushteve atmosferike të pafavorshme, disa fluturime mund të përjetojnë ndryshime në oraret e tyre.

Në një njoftim zyrtar për publikun theksohet se, operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës vijojnë normalisht, ndërsa stafi po punon për të siguruar shërbime të pandërprera.

Pasagjerëve u bëhet thirrje të kontrollojnë statusin e fluturimeve të tyre dhe të mbajnë kontakt me linjën ajrore përkatëse për informacione të përditësuara.

Scroll to Top