Moti i keq sjell probleme në Gjirokastër dhe Tepelenë

Moti i keq/ Ndërprerje të energjisë në disa zona të qytetit të Gjirokastrës

Moti i keq, i cili ka mbërthyer qarkun e Gjirokastrës gjatë orëve të para të ditës së sotme, ka sjellë pasoja të shumta, duke përfshirë ndërprerje të qarkullimit të automjeteve. Sipas Emergjencave Civile, në rrugën kombëtare Tepelenë-Gjirokastër është konstatuar prezenca e inerteve.

Mesohet gjithashtu se në Bashkinë Memaliaj, në fshatin Xhafaj të Njësisë Administrative Buz, aksi rrugor është bllokuar si pasojë e rrëshqitjes së dherave. Gjithashtu, raportohet për ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona. Era e fortë ka shkaktuar mungesë energjie në fshatrat e Njësisë Administrative Dropull i Sipërm, në Bashkinë Dropull, si dhe në një pjesë të qytetit të Tepelenës.

Scroll to Top