Die. Sht 23rd, 2018

Moti, vranësira kalimtare në të gjithë vendin

Paraditja vijon kryesisht e kthjellët në Ultësirën Perëndimore por vranësira kalimtare do ketë në zonat malore.

Pasditja mbetet me kthjellime në bregdet dhe zonat e ulëta por vranësirat shtohen në zonat malore duke rrezikuar shira të izoluar në ekstremet Veri – Juglindje.

Era do fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi deri 45 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë.

Temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante në mëngjes por rritje të lehtë sjell mesdita kur pritet maksimumi 33°C .

InfoPasqyra/tch

Kategori