Motit Hënë: Vranësira të pakta, erë e lehtë

Dita e hënë do të karakterizohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme në vendin tonë.

Moti parashikohet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin. Do të ketë vranësira të pakta deri mesatare, të cilat do të jenë kalimtare.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim, me një shpejtësi mesatare prej 5 m/s. Përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare, veçanërisht në atë veriperëndimorë, era pritet të arrijë shpejtësi prej 10 m/s.

Deti Adriatik dhe Jon do të ketë valëzime të forcës 1-2 ballë.

Leave a Comment

Scroll to Top