Motit i vjen i ftohti, reshje e erëra

Shiu ia lë vendin të ftohtit, temperaturat bien ndjeshëm!

Këtë të hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Në orët e pasdites pritet riaktivizim i reshjeve të shiut në zonat veriperëndimore dhe perëndimore, me intensitet të ulët. Në zonën e Alpeve, reshje bore me intensitet të ulët pritet në orët pasdites dhe të mbrëmjes.

Era do të fryjë me drejtim nga juglindja, me shpejtësi mesatare 7m/s. Herë pas here, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore, era pritet të arrijë shpejtësi deri në 20m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 3-5 ballë.

Scroll to Top