Dhunuan blogeren, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë, dënohen motrat Berisha
Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtore dhe ka dënuar motrat Mariela dhe Antoneta Berisha për dhunën e ushtruar ndaj blogeres Klea Prenga.
Mariela Berisha u dënua me 3 vite burgim. Megjithatë, për shkak të gjykimit të shkurtuar, ajo do të vuajë 2 vite burg nëse ky vendim do të mbetet në fuqi edhe pas ankimimit në Gjykatën e Apelit.
Motra e saj, Antonela, u dënua me 3 vite shërbim prove, të cilat iu reduktuan në dy vite.
Motrat Berisha u dënuan për akuzën e plagosjes së rëndë. Ato dhunuan blogeren Prenga në gusht të vitit 2024, teksa ajo ndodhej në një restorant luksoz në Tiranë.