Hën. Sht 24th, 2018

Mozzik zbulon se ka vetëm tetë klasë shkollë

<!– GazetaExpress E premte, 07 Shtator 2018 15:51–>

Reperi ka zgjedhur rrjetin social Instagram të tregojë disa të vërteta rreth jetës së tij.

Ai sot është ndër reperët e rinj më të suksesshëm dhe që nga fillimi i karrierës në muzikë, Mozzik ka sjellë këngë që janë dëgjuar shumë.

Por, ai ka zbuluar se ai nuk e ka pasur aspak të lehtë në fillim dhe se i është dashur të punojë shumë, madje edhe të heqë dorë nga shkolla, për të qëndruar më gjatë në studio, përcjell Gazeta Express.

“Bëj muzikë se jetoj. Nga fillimet e mia e kuptoni se unë kam lindur nga lagjet e errëta, por të sinqerta. Unë kam ikur nga shkolla për të shkuar në studio. Unë kam fjetur në studio. Janë shumë sakrifica, nëse filloj nuk ndalem dot. Por ju mos u dëshpëroni nga ëndrrat. Lutuni për të mira dh ëndrra sepse ato duhen. Nuk kam studiuar shumë sepse 8 klasë shkollë kam, por ju flas nga eksperienca”, ka shpjeguar Mozzik.

Reperi së fundi po pret të bëhet baba ndërsa po i ndihmon në karrierë edhe të dashurës së tij, Loredanës, e cila ka debutuar fuqishëm në tregun gjerman./Gazeta Express

LajmiFundit

Kategori