Die. Dhj 16th, 2018

Muaji i ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit, ngjyra rozë ndriçon Ministrinë e Shëndetësisë

TIRANË, 8 tetor. – Muaji i ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit, përveçse rëndësisë që ka për gratë dhe vajzat të cilat marrin edhe informacionin e duhur sesi duhet të parandalohet ose kurohet një sëmundje e tillë, këtij muaji, një rëndësi të veçantë i ka kushtuar edhe vetë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Për të theksuar rëndësinë e këtij muaji për gratë dhe vajzat, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur drita rozë, në fasadën e saj.

Ministria ka publikuar disa foto në faqen zyrtare të cilat janë shoqëruar me një apel për vajzat dhe gratë shqiptare.

“Merr kontakt me mjekun e familjes. Mos e shtyj kontrollin, bëj mamografinë falas në poliklinikat dhe spitalet publike”, shkruhet në njoftim./e.caushi/

Kategori