Mungesë ilaçeve për kancerin: Pacientët në krizë

Intervistë nga Onkologjiku: Mungon ilaçi, “Nuk po kërkojmë as bukë, as ujë”

Ndërkohë që ministrja e Shëndetësisë mban fjalime në komisionet parlamentare dhe premton ndryshime të shpejta në situatën e të sëmurëve me kancer, në spital mungojnë medikamentet. Gazetari Osman Stafa ka sjellë një dëshmi nga spitali, ku një paciente me kancer tregon se si është njoftuar me një mesazh nga spitali se mungon Avastina, një medikament i nevojshëm për kimioterapinë.

Pacientja nga Vlora rrëfen se mjekja nuk i ka dhënë një datë për sigurimin e ilaçit, ndërsa shton se spitali e kontakton me numër privat për komunikimet rreth terapisë.

“Mungon Avastina, ai është kryesori për mua. Kam 5 vjet që mjekohem. Më është ndërprerë mjekimi 2-3 herë, asnjëherë nuk e kam pasur të rregullt. Tani është radha e dytë që vij brenda gjashtë javëve nga Vlora dhe nuk e gjej. Më thonë që do zgjasë akoma. Më marrin me numër privat nga spitali dhe më thonë që mjekimi nuk është. Nuk më duket e drejtë që të marrin me numër privat nga spitali. Nuk më duket e drejtë të njoftojnë me numër privat. Mjekja më tha që do zgjasë akoma mungesa e Avastinës. Ka të paktën gjashtë javë që mungon. Ky është medikamenti më i rëndësishëm, është jetik. Nuk po kërkojmë as bukë as ujë, po kërkojmë ilaçin për të jetuar,” shprehet qytetarja Klementina Aliaj nga Vlora.

Scroll to Top